Skip to content
Të Gjitha

Shoqata e Transportit Ndërqytetas në protestë: Nëse nuk plotësohen kërkesat, do të rrisim biletën

· 2 min lexim

Ditën e sotme Shoqata e Transportit Ndërqytetar të të gjithë vendit kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas tyre pronarët e linjave ndërqytetare janë në në vështirësi ekonomike dhe kërkojnë mbështetje nga qeveria.

Tre muaj pa punë për shkak të pandemisë Covid-19, ata janë shprehur se po shkojnë drejt falimentimit, ndaj edhe kanë parashtruar kërkesat e tyre për ndihmë nga qeveria.

Dy kërkesat e tyre kryesore janë heqja e akcizës së naftës dhe ulja e pragut të TVSH në masën 6%.

Shoqatat kanë deklaruar se rritja e çmimi të biletës është gjëja e fundit që duan.

Përgjegjësi i transportin për zonën e veriut, Dashnor Mema është shprehur për “Abc News”, se operatorët e transportit janë në gjendje të vështirë dhe ende nuk janë të qartë me vendimin e ri të qeverisë.

“Transporti publik është i mbyllur që nga 12 marsi, dhe humbja që ka pësuar është shumë e madhe.

Kostot e mjeteve dhe mirëmbajtja e tyre ka vënë në vështirësi operatorët e transportit.

Përveç planit që ka nxjerrë ministria që do të udhëtojnë me 70 % të kapacitetit dhe se pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, akoma nuk ka asnjë informacion tjetër se si do të veprojnë.

Që nga fillimi i bllokimit të transportit ne kemi kërkuar plotësimin e disa kërkesave, më të rëndësishme janë.

Heqjen e akcizës së naftës pasi është baza për ne dhe është mundësia reale për të na nxjerrë nga kriza që jemi.

Zbritja e pragut në shitje pasi siç e dimë transporti i udhëtarëve e ka në pragun 20 %, që vështirëson situatën e subjekteve dhe ne kemi kërkuar pragun 6 %”, u shpreh ai.

Ndërsa një përfaqësues tjetër u shpreh se mund të rritin edhe biletën e udhëtarëve, pasi do të punojnë me 70% të kapacitetit.

“Sigurisht është gjëja e fundit që ne mendojmë për rritjen e biletës, por mos plotësimi i kërkesave tona do të sjellë dhe rritjen e biletës në masën 20-30 %, por është gjëja e fundit në mendjen e operatorëve pasi ne e dimë gjendjen në të cilën janë qytetarët, pasi shërbimi do të jetë i njëjtë”, është shprehur përgjegjësi i transportit publik për zonën e jugut”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/shoqataetransportit/videos/393730668201732/