Reshjet e shumta të dëborës, temperaturat dhe ngricat prej disa ditësh, krahas problemeve në qarkullimin e mjeteve, kanë sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në veriun e vendit sidomos.
Deri në këto momente nuk janë raportuar raste të emergjencave shëndetësore, por vijojnë të trajtohen me kripë akset kryesore që lidhin rajonet e ndryshme të vendit.
Gjendja në Pukë:
Reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkullimin në gjithë fshatrat e Pukës, ndërsa reshjet kanë shkaktuar vështirësi qarkullimi edhe në akset nacionale.
Situata në Korçë e Dibër:
Si pasojë e kësaj gjendjeje, procesi mësimor në ditën e sotme është pezulluar. Edhe qarku i Dibrës është i bllokuar në rrugët e fshatrave dhe trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Aksi nacional është i kalueshëm pa zinxhirë ndërsa të gjitha akset e tjera janë të kalueshme me zinxhirë. Te izoluar mbeten shumë fshatra. Energjia elektrike që mungon nga mbrëmja e djeshme janë Vithkuq , Lekas, Moglice, Panarit, Podgorie, Vreshtas, Sheqeras, Shengjergj, Dardhas.
Nga moti i keq dhe kushtet e vështira atmosferike, edhe në qarkun e Korçës raportohen problematika në qarkullim. Trashësia e dëborës në zonat malore shkon në 90 cm, ndërsa në qytet në 30 centimetra.
Situata në Kukës:
Reshjet e dëborës janë shoqëruar gjithashtu me problematika në qarkun e Kukësit, ndërsa shumë vende të thella malore janë të bllokuara dhe trashësia e dëborës arrin mbi 50 centimetër. Kjo gjithashtu është shoqëruar edhe me mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Gjendja në qarkun e Lezhës:
Situata në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike ne disa zona. Në Mirditë është ndërprerë mësimi në te gjitha shkollat dhe Rruga e Kombit ka prezencë të dëborës, por pa penguar lëvizjen e mjeteve. Gjithashtu situata raportohet më e qetë në Kurbin. Reshje dëbore me intensitet të lartë ka patur në zonën e Gallate. Rrugët janë të gjitha të kalueshme në Lezhë dhe procesi mësimor vijon pa ndërprerje.
Situata në Librazhd:
Shkollat në Librazhd dhe Prrenjas janë të mbyllura. Aksi i rrugës nacionale dhe të gjitha rrugët rurale janë te kalueshme, ndërsa procesi mësimor vazhdon normalisht. Ndërkohë zonat e thella nuk kanë probleme me energjinë elektrike.