Kryedemokrati Lulzim Basha është i rezervuar sa i përket jetës së tij private dhe fotot me familjen e tij në rrjetet sociale janë të pakta.
Në këto kushte kuriozitet është tejet i madh, teksa së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dy foto me familjen e tij, konkretisht me vëllanë dhe prindërit.
Shkak për postimin e kreut të opozitës është bërë ditëlindja e së ëmës, ditë të cilën Basha e përshkruan si të veçantë për njeriut e tyre më të dashur.
Postimi i plotë
Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!😊☀️
https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3223670004350825/