Skip to content
Të Gjitha

Luhatje të shpeshta elektrike, apartamenti shkrumbohet nga flakët

· 1 min lexim

Një apartament në fshatin Torovicë të Lezhës është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Në rrjet janë publikuar pamje ku shihet se flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz.

Zjarrfiksja ka arritur të mbërrijë në kohë në vendngjarje dhe të kontrollojë flakët, teksa është bërë evakuimi i banorëve.

Dyshimet e para janë për luhatje të energjisë elektrike, teksa Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe pritet të zbardhen shkaqet e vërteta të zjarrit.