Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore i ka hequr patentën Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi u kap duke ecur me mjetin e tij tip Benz me 128 km/orë.
Në media u raportua se Berisha fillimisht kundërshtoi forcat e Policisë, por më pas dorëzoi patentën, teksa së fundmi, ai i ka kundërshtuar këto thashetheme.
Teksa i ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për drejtimin e mjetit të tij me shpejtësi të lartë, në një postim në Facebook, Berisha sqaron se në asnjë moment nuk ka kundështuar forcat e Policisë, por menjëherë ka dorëzuar patentën.
Ai thekson se kjo është një shpikje e medieve pranë qeverisë.
Reagimi:
Të dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e te gjithëve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres. Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne.
Kujtojmë se e fejuara e Shkëlzenit, blogerja Armina Mevlani, ka festuar ditën e djeshme ditëlindje, dhe nuk dihet nëse ka ndikuar festa e gëzimi i kësaj dite në shkeljen e rregullave nga Berisha.
Sakaq, Dosja.al raporton se edhe moderatorit Ermal Mamaqi i është hequr patenta mbrëmjen e djeshme për të njëjtën arsye, por ai ende nuk ka reaguar.