Skip to content
Të Gjitha

Sherr masiv në Vlorë! Të riut i shpëton arma nga duart, banorët në panik

· 1 min lexim

Një sherr masiv ka ndodhur mes të rinjve në Vlorë ditën e sotme dhe për pak mund të kishte përfunduar me pasoja fatale.

BalkanWeb raporton se disa të rinj në zonën e Lungomares janë përfshirë në një situatë konfliktuale ku pas ngritjes së zërit situata është përkeqësuar kur një prej të përfshirëve ka nxjerrë armën e zjarrit.

Fatmirësisht arma i ka rënë në tokë dhe nuk ka mundur ta shkrepë, ndërsa pas kësaj situate të rinjtë janë vënë në ndjekje të njëri-tjetrit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia që po heton shkaqet e ngjarjes, teksa sherri ka shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë të ndodhur pranë vendit të ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i personave të përfshirë në këtë konflikt.