Ditën e djeshme u raportua për një 33-vjeçar nga Korça i cili u gjet i pajetë në banesën e tij.
U dyshua se ngjarja kishte ndodhur për shkaqe natyrale, por lajmi është hedhur poshtë nga kushëriri i viktimës.
Sipas tij Erind Zhupani (viktima) ndërroi jetë duke qenë plotësisht i shëndetshëm, vetëm pasi bëri një gjilpërë në spital.
Për humbjen e të riut ka reaguar bashkëshortja me të cilën Erindi ka një vajzë të vogël.
Ajo ka postuar një status të ndjerë në “Facebook” ku thotë se me ikjen e tij ai e la vetëm dhe se ëndrrat e tyre mbetën në mes.
Ndërsa tregon edhe se po përjeton një dhimbje e cila është shumë e vështirë për t’u përballuar.
Statusi i bashkëshortes së 33-vjeçarit në Facebook:
Ti i dhe kuptim jetes sime , ti zemra ime sot me le vete dhe nderpreve enderrat tona ne mes ,o shpirti im jeta paska qene shume e padrejte me ne ,ti do te mbetesh gjithmone ne zemren time kudo qe te jem ,shpirti im po ndjen nje dhimbje qe mezi po e perballoj.