Skip to content
Të Gjitha

U shkatërrua nga tërmeti dhe qeveria s’bëri gjë, fëmijët në Laç lindin në kushte skandaloze

· 1 min lexim

Spitali i Laçit u shpall përkohësisht i pabanueshëm disa ditë pas tërmetit.

Pacientët u transferuan në Lezhë e ndërsa shërbimi ambulatory dhe urgjenca u përshtat në çadër.

Kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo ditë, dhe spitali ka mbetur i paprekur.

Mjekja pediatre e këtij spitali, Jetmira Tusha ka shkruajtur në rrjetin e saj social Facebook se një bebe vajzë ka lindur në kushte tepër të vështira.

Përmes rrjetit të saj social “Facebook”, Jetmira shkruan:

“Kjo eshte bebja jone e lindur me dt 6/6/2020 ora1. Nje vajze e bukur. Faleminderit gocave te mija Angjelina, Albiona, Elona, Drita.

Sidomos dy mamive Rexhina dhe Mira.

Sikur ta dinin ne cfare kushtesh e kemi prit kete beb do nxitonin te na ndertonin spitalin” .