Zbardhet marrëveshja me 12 pika në Këshillin Politik, shënimi: Nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor
Pak minuta pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore është publikuar dokumenti i nënshkruar nga anëtarët e Këshillit Politik, e cila u arrit me konsensus mes palëve pas orësh të gjata bisedimesh.
Marrëveshja përmban 12 pika, ku përfshihen dakordësitë për identifikimin biometrik dhe administratën zgjedhore.
Në qendrën e votimit do të jenë dy anëtarë që do të monitorojnë procesin, një do jetë nga opozita dhe 1 nga maxhoranca.
Kolegji Zgjedhor do të përbëhet nga gjyqtarë të cilët e kanë kaluar procesin e vettingut, siç ka kërkuar mazhoranca.
Ky dokument në gjuhën angleze është firmosur nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, teksa në fund të dokumentit thuhet se nuk ka pasur konsensus sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.


