Vijon të thellohet skandali i 15-vjeçares së abuzuar në Babrru nga Abaz Doku, roja i shkollës “Azem Hajdari” dhe 3 të rinj.
Shoqja e së miturës ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të Hapur”, se edhe ajo ka qenë e bullizuar në këtë shkollë dhe më pas është përdhunuar, por jo nga roja i shkollës.
Ajo thotë se e ka shtyrë 15-vjeçaren ta denoncojë abuzimin, teksa rrëfen se Abaz Doku qëndronte gjithë kohës në banjon e vajzave dhe se ata duhet të prisnin sa të dalë ai.
“Jo Abazi me mua s’ka arritur të abuzojë sepse kam lënë shkollën në klasë të 7. Ndryshova shkollën. Kur shkonim në banjo e gjenim gjithmonë në banjon e shkollës. Dhe duhet të prisnim derisa ai të dilte. Pasi janë larguar unë nga shkolla, janë vendosur kamera. Mua s’mi merrnin për bazë denoncimet në shkollë sepse për mua gjithmonë kanë menduar se jam problematike, e dobet ne mesime. Kur kam qenë në klasë të 7 një djalë shkolle më përplasi pas murit. Kam qenë e bullizuar në shkollë sepse konsideroheshim si nxënës të dobët”.
Sakaq, ajo bën me dije se përpara se 15-vjeçarja ta denonconte Abazin, ai u ka dalë para dhe pasi ka bërë veprime të turpshme ka dashur t’u japë lekë.
“Pak orë para se ajo të dalë para patrullës, Abaz Doku na ka dalë para dhe na thoshte se do tu jap para, e bënte gjeste te turpshme. Ne u larguam nga ai duke vrapuar. Filloi të na vinte nga pas sërish. Gjetëm një rrugicë… Fola me të dhe i dhashë kurajo që të bënte denoncimin”, shtoi më tej ajo në rrëfimin e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë, ku 64-vjeçari abuzoi për 3 vite me 15-vjeçaren.
Doku e ka kërcënuar vajzën duke thënë: “Të kam parë në një foto me një djalë dhe atë do t’ja tregoj të gjithëvë nëse nuk vjen me mua tek toka” duke nënkuptuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Më tej, e mitura tregon se është tërhequr nga dora prej Abaz Dokës dhe është futur në një dhomë me pak mobilie.
Pasi e ka futur në këtë dhomë, e mitura tregon se Abaz Doku e ka prekur në vende intime dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Pasi është abuzuar, vajza është veshur dhe ka ikur në shtëpi, ndërsa ka treguar se pasi është përdhunuar nga Abaz Doku ka patur dhimbje barku.
Por, i moshuari nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale më të miturën në vijim duke e shantazhuar se do t’i shkruante emrin në muret e pallatit nëse nuk shkonte tek “toka”.
Për disa muaj nuk ka shkuar tek shtëpia sipas dëshirës së Abaz Dogës, por një ditë e ka parë emrin e saj të shkruar të muri i pallatit.
Ajo ka shkuar sërish tek shtëpia ku e ka kërkuar i moshuari duke kryer marrëdhënie seksuale me të dhe këto skena janë filmuar nga Dogu, që ia ka shpërndarë më pas Klajdi Poçit.
Ky i fundit t’ja shpërndante edhe të tjerëve dhe pas presioneve, e mitura tregon se ka kryer marrëdhenie seksuale me Klajdi Poçin sërish tek shtëpia e vëllait emigrant të Abaz Dokut.
Poçin ka abuzuar vetëm një herë, ndërsa abuzimi i Abaz Dokut ka vijuar deri në mars të këtij viti.
Pandemia bëri që vajza të qëndronte për disa javë në shtëpi, por më datë 29 maj ka dalë prej aty duke shkuar me një shoqen e saj tek shtëpia e një tjetër shoqeje, por fatkeqësisht Doku i ka ndjekur ato sipas dëshmisë së të miturës.
Pas kësaj, ai ka telefonuar vëllain e vajzës duke i thënë se ajo kishte shkuar tek Kodra e Kuqe dhe prindërit i kanë kërkuar asaj llogari, gjë e e cila ka bërë që e mitura të shpërthejë duke treguar të gjithë abuzimin.
Në këtë moment, prindërit dhe vajza kanë shkuar në Polici duke denoncuar Abaz Dokun dhe djemtë e tjerë që abuzuan me të.
Policia ka arrestuar edhe dy të rinj të tjerë të mitur për abuzimin ndaj vajzës, të cilët nuk janë zbuluar nga dëshmia e saj, por nga videoja e abuzimit me të.