Një çantë e zezë e dyshimtë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, pasi është gjendur në afërsi të ambasadës ruse në kryeqytet.
Punonjësit e ambasadës janë alarmuar për një bombë të mundshme, prandaj kanë thirrurr menjëherë efektivët dhe forcat xheniere shkuan në vendngjarje teksa u bë rrethimi i perimetrit të zonës për të zbuluar nëse bëhej fjalë ose jo për eksploziv.
Pasi ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje kanë zbuluar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, pasi në çantë kishte vetëm rroba.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se çanta është harruar aksidentalisht nga dikush.