Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm, që ka ndodhur në mes të qytetit.
Ende nuk dihet se kush ka qënë ‘shënjestra’ e shpërthimit dhe nëse ka të lënduar në njerëz, por të gjitha të dhënat që dihen deri më tani janë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën Transballkanike.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar detajet e ngjarjes, ndërkohë ka nisur patrullimin në zonën ku u dëgjua shpërthimi.
Blutë e qytetit bregdetar po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, pasi sipas raportimeve shpërthimi ka qenë shumë i fortë.