Këtë fundjavë, shumë qytetarë të Tiranës që furnizohen nga uji i Bovillës, do të kenë ndërprerje të ujit.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, bën me dije se shkak për ndërprerjen janë punimet për instalimin e tubacionit të ri 10 km, që sipas tyre, do të shtojë sasinë e ujit në Bovillë.
“Ju kujtojmë se ditën e shtunë fillojnë punimet për lidhjen e tubacionit të ri 10 km, i cili do shtojë sasinë e në Bovillë. Rriten ndjeshëm oraret e furnizimit. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për kufizimet gjatë kësaj fundjave dhe marrjen e masave për të mirë-administruar depozitat personale apo të godinës ku banojnë,”– thuhet në njoftim, pa dhënë asnjë detaj më tepër.
Mirëpo, në njoftim nuk thuhet se për sa orë dhe në cilën fashë orare qytetarët nuk do të kenë ujë.