Dy pronarë hotelesh u arrestuan ditën e djesme, pasi akuzohen për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që edhe 5 femra janë arrestuar gjithashtu për ushtrim të prostitucionit.
Në flagrancë u arrestua edhe një tjetër person i cili në momentin e kontrollit nga policia, personi si i identifikuar si R. L., ishte në dhomën e hotelit duke kryer marrëdhënie me një nga femrat që ushtronin prostitucion.
Dy pronarët e hotelit ku ushtrohej prostitucioni janë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha.
Ditën e sotme është zbardhur edhe dosja hetimore e grupit të prostitucionit.
Dhjetëra biseda janë dëgjuar mes vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion dhe biznesmenëve tashmë të arrestuar.
Telefonatat dhe mesazhet janë zbardhur të plota në dosjen e Prokurorisë së Kavajës, ku vajzat komunikojnë me klientë të ndryshëm, me të cilët bien dakord për paratë që duhej të paguanin për një orë apo për një natë.
Gjithashtu, edhe për vendin se ku do të qëndronin.
Sipas gazetës “Panorama”, rezulton se veprimtarinë e ushtrimit të prostitucionit, të dyshuarat e sipërpërmendura e ushtronin pikërisht në hotel “Alesio”, me pronar Fatmir Hoxhën dhe hotel “Pishat”, me pronar Bujar Gjuzin.
Të dyja këto hotele ndodhen pranë kryqëzimit të Rrogozhinës, ku të dyshuarat dilnin në anë të rrugës dhe nëpërmjet gjesteve dhe telefonatave krijonin kontakt, duke i orientuar klientët të shkonin te këto dy hotele.
Gjatë operacionit të koduar “Zhuri”, ku u vunë në pranga dy pronarë hotelesh dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion, e ka pësuar edhe një klient.
Një burrë është kapur teksa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt parave me një nga vajzat në një dhomë të hotelit.
Bisedat e përgjuara
Nga transkriptimi i bisedave telefonike të shtetases Vojsava M., rezulton: Më datë 26.12.2019 ka një komunikim me një numër, ku i drejtohet duke i thënë se:
“Thuaji Anxhelës të bëhet gati dhe të marrë rroba me vete për t’u ndërruar se po vjen Kadrija”.
Më pas është një komunikim me një numër të cilat pyesin njëra-tjetrën nëse i kanë marrë lekët dhe vajzat e kanë konfirmuar një fakt të tillë.
Më datë 30.12.2019 ka një komunikim me numrin xxx968 më përdorim nga Qazime R., ku kjo e fundit i drejtohet duke i dhënë një numër telefoni dhe se kërkonte shpërblim për këtë gjë.
Nga transkripti i bisedave telefonike të shtetases Çeleste Z., me një vajzë me emrin Klea, rezulton se më datë 25.12.2019 ka një komunikim me numrin e telefonit xxx996, ku ky i fundit i thotë që ishte personi që ishin takuar në Rrogozhinë dy muaj më parë dhe më pas i dërgon një sms ku i kërkon të qëndrojnë ndonjë natë bashkë duke e pyetur dhe:
“Sa pare e ke natën?”
Më datë 25.12.2019, me numrin e telefonit xxx709, ku ky i fundit i kërkon llogari se përse e mbylli telefonin dhe Çeleste Z. i përgjigjet:
“Më erdhi një klient”.
Më pas, ajo i kërkon personit tjetër që të rrinin një natë bashkë, duke i përcaktuar si vend hotelin “P…”, te rruga e Çermës.
Ai interesohet për çmimin duke e pyetur: “Sa lekë do për gjithë natën?”
E njëjta sms përsëritet dhe më pas.