Skip to content
Të Gjitha

“Nuk është ekstremist”, flet gruaja e 37-vjeçarit: Policia gënjen, ja përse nuk i çojmë fëmijët në shkollë

· 1 min lexim

Gruaja e Roland Kryemadhit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Kamzë.

Kryemadhi u arrestua pasi policia ndeshi në rezistencën e tij dhe në kërcënimin me armë.

Shkaku ishte një debat i dhunshëm familjar, pasi Kryemadhi nuk lejonte vajzat e tij të shkonin në shkollë.

Gruaja e tij, Besarie Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit duke deklaruar se ai nuk është ekstremist.

“Burri im është njeri i ndershëm punon duke rregulluar biçikleta.

I është dorëzuar Allahut por nuk është ekstremist. Kemi dy vite që merremi në komisariat e gjykata për çështjen e fëmijëve”, ka thënë ajo.

Besarie Kryemadhi ka rrëfyer me detaje së përse ndodhi ngjarja e djeshme që alarmoi policinë e forcat RENEA.

“Burri ishte me arrest shtëpie. Policia e gjeti jashtë dhe e arrestoi, e shtriu në tokë. Ai u iku nga duart dhe u fut brenda.

Pastaj erdhi RENEA. Policia gënjen kur thotë se ka pasur kallashnikov. Unë nuk di që burri im të ketë pasur armë.

Në momentin e ngjarjes kam qenë duke punuar në makinë qepëse që kam në shtëpi”, tha ajo.