Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Babrrunë, dhe mbarë opinionin publik, ku një 65-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.
Shahini nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se raste të tilla abuzimi janë zbuluar nga stafet e shkollës dhe i janë përcjellë organeve të drejtësisë.
Po ashtu ministrja tha se rojet nëpër shkolla i zgjedh bashkia, siç ishte dhe rasti i abuzuesit Abaz Doku.
Ndërkohë që rasti ka disa ditë që ka ndodhur e që është publikuar në media, ministrja e Arsimit Besa Shahini, reagoi për herë të parë ditën e djeshme, duke qenë kështu personi i fundit që ka reaguar për ngjarjen e rëndë.
Kujtomë se Shahini është ministrja e Arsimit dhe duhet të ishte një ndër personat e parë që duhet të ishte ndërgjegjësuar e që duhet të kishte reaguar për ngjarjen që ka tronditur opinionin publik shqiptar.
“Kemi pasur raste të tilla abuzimi. Gjysma e rasteve janë zbuluar nga stafi i shkollës dhe janë akuzuar nga ata në organet e drejtësisë.
Ka qenë një mësues i vëmendshëm që ka marrë masa për të denoncuar.
Këto raste kanë një gjë të përbashkët, të gjithë abuzuesit kanë qenë persona të afërt, babai, vëllai, kushëriri, stafi i shkollës, apo nxënës.
Ky fakt bën kaq të vështirë të dukshme këto rastet. Abuzimi ndodh me personat në afërsi, dhe fshehja është e madhe.
Tashmë ka protokolle të menjëhershme. Pezullim dhe shkarkim të personave të cilët duhet të përgjigjen penalisht, deri sa të bëhet një investigim.
Hetim i thelluar i gjendjes së përgjithshme në shkollës për të intervenuar kulturën në këto institucione dhe shërbim i menjëhershëm psiko-social.
Janë marrë masat më të rëndë ndëshkimore ndaj abuzueseve.
Kodi është i qartë, por është e qartë se ndëshkimet nuk po mjaftojnë që të ndalen abuzimet.
Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht, në rrugë, në punë, apo në shkollë, në mënyrë që të turpërohet.
Gjysma e popullatës është ngacmuar më shumë se një herë në jetë. Keni dëgjuar për krim pasioni?! Si term që përdoret nga mediat.
Nëse vritet një burrë është krim i rëndë, nëse vritet një grua, është krim pasioni.
Burrat thone ajo ka bërë diçka që e ka çuar burrin tek xhelozia.
Ne kemi përgjegjësi institucionale të ndryshojmë kulturën në shkollë. Secili nga ju kanë përgjegjësi të ndryshoni kulturën në rrethin tuaj.
As sot, as dje dhe as kurrë MASH nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzimit se kjo po kontribuon në riabuzimin e viktimave.
Ndërprisni daljen në media me informacion indintifikues të personave që duhet t’i mbroni.
Stafin që na i sjellin në shkolla, i sjellin bashkitë”, tha Shahini.