Skip to content
Të Gjitha

Shkon në komisariat dhe rreh policin, arrestohet 38-vjeçari nga Përrenjasi

· 1 min lexim

Një 38-vjeçar nga Përrenjasi është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Ai akuzohet se ka dhunuar një efektiv policie në ambientet e Policisë, për shkak të detyrës së tij.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., banues në fshatin Rrajcë-Fushë të Përrenjasit.

Ky i fundit ka shkuar në Stacionin Policor Përrenjas për sqarimin e mosmarrëveshjes me një qytetar dhe gjatë bashkëbisedimit me punonjësin e Policisë e ka goditur atë për shkak të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.