Skip to content
Të Gjitha

Shkrumbohet “BMW-ja” në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

· 1 min lexim

Një makinë tip “BMW” ”, me targa AA 372 ZR, ka shpërthyer në flakë, në Vlorë, duke e shkatërruar gati totalisht.

Sipas “Balkanweb”, mjeti është në pronësi të shtetases Brikena Banushi.

Makina ka qenë e parkuar teksa ka shpërthyer në flakë.

Mendohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMW në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.