Një nënë e re në Elbasan është detyruar të lindë fëmijën e saj të dytë në shtëpi, pasi rrugët ishin bllokuar nga reshjet e dëborës.
Moti i keq ka mbërthyer gjithë shqipërinë këtë mesjave dhe 25-vjeçarja e ka lindur foshnjën e saj në kushte shtëpie. Në ndihmë i ka ardhur infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund, e cila ia ka dalë me sukses ta shpëtojë nënën e re.
Neësbomb raporton se 25-vjeçarja ka lindur pa probleme dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit. E reja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr trajnimin e nevojshëm./Iconstyle