Një tragjedi e vërtetë i ka ndodhur një të riu i cili shiti veshkën e tij për të blerë një iPhone dhe iPad.
25-vjeçari, i quajtur Wang, gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor, duke qenë se ndërhyrjen për heqjen e veshkës e kishte bërë në një klinikë nëntokë dhe më pas e shiti atë për 2528 paund në 2011-ën, kur ai ishte vetëm 17 vjeç.
Wang, atëherë adoleshent donte dëshpërimisht një iPhone dhe iPad, në mënyrë që t’u provonte shokëve të klasës se ai ishte trendi, por nga ana tjetër prindërit e tij nuk ia mundësonin dot për shkak të gjendjes ekonomike të keqe.
Historia e tij e tronditi aq shumë opinionin publik, sa për iPhon-ët u krijua vërtet një reputacion i keq.
Në mënyrë që të rriste fondet për pajisjet e tij, nxënësi i shkollës së mesme gjeti tre ndërmjetës në një platformë kineze të bisedimeve në internet QQ, i cili premtoi se do ta ndihmonte të realizonte ëndrrën e tij, por me koston e një veshkë.
Për të përfunduar transaksionin, Wang udhëtoi nga vendlindja e tij në Provincën lindore Anhui, një nga provincat më të varfra të Kinës, në Provincën jugore Hunan në prill të vitit 2011.
Ai organizoi udhëtimet e tij fshehurazi dhe as prindërit e tij nuk ishin në dijeni të planit të tij.
Pas mbërritjes së tij, ndërmjetësuesit e njohën djalin me dy kirurgë, një asistent kirurg dhe një infermiere, të cilët kryen operacionin.
Shtatë vjet më vonë pas shitjes së veshkës, jeta e Wangit është bërë jashtëzakonisht e vështirë.
Njeriu, i cili dikur ishte një adoleshent simpatik, tani i duhet të qëndrojë në shtrat ditë për ditë, duke u mbështetur në familjen e tij për t’u kujdesur për të.
Atij i duhej të braktiste studimet e tij dhe tani po jeton me ndihma sociale.
Ai thuhet gjithashtu se vuan nga dështimi i veshkave dhe ka nevojë për dializë të rregullt.
Produktet e Apple ishin dikur pajisjet më të dëshirueshme elektronike në Kinë, por kishin çmim përtej mundësive të shumë njerëzve në vend. Çmimi për një iPhone është shpesh rroga e tërë mujore e një punonjësi zyre në një qytet të madh.
Mania ‘ Apple’ është ngadalësuar ndjeshëm pasi produktet nga disa firma të teknologjisë së lartë në Kinë, si Huawei, u bënë të njohura. Huawei mundi Apple për t’u bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve në gushtin e kaluar.