Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Propozimi i ligjit për referendum nga Rudina Hajdari, që do i jepte qytetarit ‘pushtetin’ e munguar!

18:46 03/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Deputetja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet, i cili i jep drejtëpërdrejtë mundësi qytetarit të shprehet me votë për çështje të ndryshme që lidhen me qeverisjen e vendit, pasuritë publike, sistemin zgjedhor etj.

“Bazuar në nenin 81, pika 1 të Kushtetutës, dhe në nenin 68 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e deputetit te Grupit Parlamentar “Demokrat”, Ju depozitoj për shqyrtim dhe miratim ne Kuvend nismën ligjore: “Për Referendumet” – shkruhet në projekt-ligj.

Sipas Hajdarit, një ligj i tillë do t’i japë më shumë fuqi qytetarëve në vendimmarrjet madhore, teksa është shprehur se po të kishte referendum sot do ishte në këmbë Teatri Kombëtar. 

Ligjvënësja shqiptare edhe më herët ka deklaruar në Kuvend se shqiptarë duhet të zgjedhin me referendum sistemi zgjodhor, por iu mohua, teksa para disa muajsh, KQZ ka refuzuar një kërkesë për referendum të shoqërisë civile për ndryshimit e sistemit.

Rudina Hajdari ka qenë e vetmja në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore për ndryshimin e sistemit, por sipas saj mazhoranca dhe opozita kanë rënë në konsesus për mosndryshimin e tij, ndoshta këtë gjë deputetja kërkon ta arrijë me referendum.

Referendumi është pikërisht një mjet i përdorur në shtetet demokratike për të shmangur vendimmarrjet partiake dhe për të pyetur drejtpërsëdrejti qytetarët, për një çështje të caktuar.

Qëllimi kryesor i tij është pyetja e qytetarëve për çështje me rëndësi për to, duke iu kërkuar të votojnë vetëm për një pyetje dhe shumë shpesh nuk ka rëndësi fare bindjet politike.

Nëse kjo do arrihej do ishte padyshim një hap i madh në demokracinë e vendit tonë, duke i dhënë mundësi popullit të ngrejë zërin dhe të marrë në dorë kauza shumë të rëndësishme, të cilat në kushtet ku jemi merren nga politikanët.

Por cilat janë referendumet e suksesshme dhe nismat e ndërmarra për referendum që nuk kanë rezultuar të sukesshme në vendin tonë?

-Në datë 6 nëntor 1994 është zhvilluar referendum i përgjithshëm për projekt-Kushtetutën e përgatitur në atë kohë. Shumica e zgjedhësve i thanë jo këtij referendumi.

-Më 29 qershor 1997 u zhvillua referendum i përgjithshëm për formën e qeverisjes me alternativat “Republikë” ose “Monarki Kushtetuese” ku shumica e zgjedhësve zgjodhi formën “Republikë”

-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është miratuar në 28 nëntor të vitit 1998 me anë të referendumit, ku shumica e zgjedhësve i thanë po Kushtetutës së re.

-Në datën 23 tetor 2003, Gjykata Kushtetuese morri në shqyrtim kërkesën e 53000 zgjedhësve, me objekt zhvillimin e Referendumit për shfuqizimin e neneve 4 dhe 6 të ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Në bazë të nenit 152, pika të Kushtetutës dhe nenit 129, pika 2 të Kodit Zgjedhor, Gjykata Kushtetuese vendosi “Deklarimin si të papajtueshëm të kërkesës për shfuqizimin e neneve të këtij ligji, me arsyetimin se ky ligj është në ato kategori ligjesh për të cilat Kushtetuta, nuk lejon ndërmarrjen e një procedure të tillë referendare. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kuadri ligjor i financave publike është kompleks dhe përfshin ligjet e buhetit, të taksave dhe të detyrimeve financiare të shtetit..”

-Më datë 29 maj 2008, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është paraqitur kërkesa e një grupi nismëtar prej 24 zgjedhësish për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e neneve 5, 7 dhe 8 të ligjit nr.9904, datë 21.04.2008 “Për disa ndryshime në Kushtetën e RSH”, të ndryshuar”. KQZ-ja vendosi mospranimin për shqyrtim të kërkesës së Grupit Nismëtar për Zhvillimin e Referendumit (Grupi Nismëtar). Në vendimin e KQZ-së arsyetohet, ndër të tjera, se kërkesa e paraqitur ka të bëjë me një “referendum kushtetues”, sipas nenit 122 të Kodit Zgjedhor dhe jo me “referendum të përgjithshëm”. Grupi Nismëtar për Zhvillimin e Referendumit, më pas, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për “Shfuqizimin e vendimit të mësipërm të KQZ-së dhe interpretimin e nenit 150, pika 1 dhe nenit 177 të Kushtetutës”.

Në opinionin nr. 517/2009, dt. 13 Mars 2009, Amicus Curiae për pranueshmërinë e referendumit për shfuqizimin e amedamenteve kushtetuesë”, Komisioni i Venecias vëren se neni 177 Kushtetutës kërkon që pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit në procesin kushtetues mund të organizohet ose me kërkesën e dy të tretave të anëtarëve të Kuvendit (177/4) ose me kërkesë të një të pestës së anëtarëve të Kuvendit (177/5).

Bazuar edhe në Amicus Curiae të Komisionit të Venecias, Gjykata arrin në përfundimin se Kushtetuta e Shqipërisë lejon thirrjen e një referendumi për amendamentet kushtetuese vetëm brenda kufijve të parashikuar nga neni 177. E drejta e 50 mijë shtetasve me të drejtë vote për të kërkuar shfuqizimin e një ligji, sipas nenit 150, nuk shtrihet në ligjet për rishikimin e Kushtetutës.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.47, datë 05.06.2008 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

PD kërkoi shkarkimin e saj! Besa Shahini thyen heshtjen: Jam zemërthyer, nuk ka kulturë pandëshkueshmërie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.