Skip to content
Të Gjitha

I dërgoi formularin, kush është pronari i magazinës së drogës në Xibrakë “shënjestër” e OFL

· 2 min lexim

OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të njohur të krimit në Elbasan.

Mësohet se bëhet fjalë për Agron Mehjën, Kelmend Dalipin, Eduart Haxhin si edhe Xhiliano Xhoxhin.

Ky i fundit u arrestua në nëntor të vitit të shkuar pasi kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane i akuzuar për grabitje dhe trafik droge.

Xhoxhi ishte pjesë e një organizate kriminale ndaj u dënua edhe më 10 vite burg.

Ai ishte pjesë e një grupi, i cili u “zbërthye” në vitin 2016 gjatë operacionit të koduar “Poter-Al”, pjesë e të cilit ishte edhe djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi, Ervini.

Kelmend Dalipi është personi i dytë të cilit i është dërguar po ashtu formulari për deklarimin e pasurisë.

Dalipi është emër i njohur i drejtësisë, pasi është arrestuar në vitin 2015, si i përfshirë në çështjen e laboratorit të drogës në Xibrakë.

Midis të arrestuarve, ishte edhe Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Kelmend Dalipi ishte pronari i magazinës, që ishte kthyer në një laborator të përpunimit të lëndës narkotike.

Ai u dënua e 7.3 vite burg, ndërsa në vitin 2018, gjykata e Krimeve  të Rënda vendosi ta lirojë.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatit për lirimin e Dalipit me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuan.

Ndërkohë, tashmë Dalipi është objekt i OFL dhe do t’i duhet të plotësojë formularin brenda 28 orëve.