Tre shqiptarë janë dënuar me nga 55 ditë burgim pasi natën,në mes të 6 dhe 7 janarit në Beograd, kanë shkruar UÇK në borë mbi disa vetura.
Emrat e të arrestuarve janë Iba Bajramin (20 vjeç) dhe Shpreson Bajramin (22 vjeç) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun (25 vjeç) nga Prizreni.
Ata, atë natë, kanë shkruar “UÇK” në borën e rënë mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijevo, për pasojë qytetarët e frikësuar menjëherë kanë njoftuar policinë.