Dietologia Blerina Bombaj ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit u shpreh në një video “live” në Facebook se nga muaji tetor deri në mars, të dielat do të jenë pa makina.
Me anë të një statusi në Instagram, Bombaj shprehu shqetësimin e saj lidhur me vijimësinë e bizneseve.
Ajo i ka bërë disa pyetje kryeministrit të vendit duke i kërkuar edhe një përgjigje.
“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë.
Kam vetëm një pyetje të vockël: këto restorantët që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan dhe u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorrën stafin në punë me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujë, plehun, leshin dhe preshin???
Dua një përgjigje faleminderit për mirëkuptimin!,”-shkruan ajo.
Por dietologia nuk është e vetmja që i kërkon një përgjigje Ramës dhe që ka reaguar keq ndaj deklaratës së kryeministrit.
Pak minuta më parë, ai që reagoi në rrjetin social Facebook ishte edhe gazetari Klodian Tomorri.