Protesta e sotme e studentëve nuk ka mbetur e qetë, kjo sepse dy student janë shoqëruar rreth orës 16 e 30 në Komisariatin Nr. 1. Mësohet se studentët janë Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta, të cilët kanë kryer aktin e gozhdimit dhe kyçjes së dyerve të Universitetit Politeknik dhe të Juridikut.
Megjithatë gjithçka ka nisut me rifillimin e protestave ditën e sotme, ku studentët janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë.
Vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave dhe pakti i propozuar nga qeveria për Universitetin, duket se nuk është fare i mirëpritur, ndaj dhe studentët nuk heqin dorë, por vazhdojnë. Ata thonë se nuk do të bëjën kompromis deri në momentin që do të plotësohen kërkesat e tyre, jo me VKM, por me votë në parlament.