Edi Rama ka dhënë një intervistë në “Neës24”. Fokusi i pyetjeve ka qenë shembja e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e ushtruar ndaj protestuesve.
I pyetur për dhunën ndja protestuesve, kryeministri Rama ka mohuar gjithçka duke u shprehur se nuk kishte parë dhunë në protestë.
Ai madje i ka kërkuar gazetarës që regjia të shfaqë ndonjë foto ose video ku ka pasur dhunë gjatë protestës.
“Ku është dhuna këtu? Janë pamje të neutralizimit nga policia e shtetit. Këto pamje mund t’i gjeni edhe të Shtëpia e Bardhë.
I keni parë protestat në vendet e Europës? Keni parë në filma sesi ndodhin këto skena? Kapet personi që do neutralizohet nga policia, shtrihet përtokë dhe prangoset. Nuk ka dhunë këtu.
Policia bëri atë që i takonte të bënte. Është sjellë si polici europiane. Nuk kam parë asnjë lloj dhune nga policia. Nuk kam asnjë provë për këtë gjë.
Po flasim për një vend normal tashmë, kur më herët kërdiseshe po të ishe gazetar, janë plagosur me kallashnikovë gazetarë dhe janë vrarë njerëz nga kryeministria.
Policia ka thënë se aty do ndërhyhej dhe largimi fizik i një personi është krejt normal. Unë madje mendoj se Policia e Shtetit është provokuar dhe sulmuar fizikisht, është gjetur në pozitë të vështirë.
Aty nuk kishte artistë e qytetarë, por kishte një grup politik.
Policia e Shtetit është provokuar, sulmuar, është gjetur në një situatë të vështirë”, është shprehur kryeministri Rama.