Skip to content
Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama: Ishte lëvizje e vonuar me dhjetëra vite, jo e beftë

· 1 min lexim

Në një lidhje “live” kryeministri Rama e ka nisur intervistën e tij duke thënë se prishja e Teatrit Kombëtar ishte e vonuar.

Kjo përgjigje erdhi pas pyetjes së gazetares e cila e pyeti Ramën se përse ndodhi kjo lëvizje e beftë për të prishur teatrin kur ende jemi në periudhën e pandemisë së koronavirusit.

“Sdi pse duket e beftë por është lëvizje e vonuar me dhjetëra vite. Ishte koha për ta bërë këtë veprim”, është përgjigjur Rama.