Skip to content
Aktualitet

U takua me ambasadoren amerikane, ja çfarë i kërkoi Yuri Kim kryeministrit Rama

· 1 min lexim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u takua ditën e sotme me kryeministrin Rama.

Ky takim u zhvillua dy ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar e protestave të nisura për këtë shkak.

Ambasada e SHBA-ve, ka zbardhur edhe takimin e sotëm nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Mësohet se gjatë bisedës me Ramën, ambasadorja e SHBA-së i ka theksuar Ramës rëndësinë e diskutimeve në qeverisje pasi Shqipëria po synon anëtarësimin në BE.

Statusi i plotë i Ambasadës së SHBA-ës

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.