Skip to content
Aktualitet

Humbi jetën te liqeni i Banjës, identifikohet viktima

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në liqenin e Banjës në Gramsh.

Një person ka humbur jetën pasi mjeti i tij ka dalë nga rruga për shkak të pakujdesisë, duke përfunduar brenda në liqenin e Banjës.

Dyshohet se brenda makinës ndodhen disa persona, ndërsa policia ka nxjerrë së fundmi një trup të pajetë nga liqeni.

Sipas “ABC news” viktima është 57 vjeçari Gazment Hasani, i cili shkonte nga Tirana për në Gramsh pasi kishte marrë shërbimin e dializës.

Mësohet se burri po shkonte te të afërmit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shushicë, zonë në të cilën liqeni ka thellësi të madhe.