Skip to content
Aktualitet

Rama publikon videon nga Shiroka: Projekti i Rilindjes do vazhdojë së shpejti në vijën liqenore

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga Shiroka në rrjetin e tij social “Facebook”.

Videon e ka komentuar vetë kryeministri, i cili është shprehur se Shiroka e mrekullueshme është lënë në rrënim e në harresë për shumë vite nga Bashkia e Shkodrës.

Kryeministri Rama, u ka premtuar ndjekësve të tij se shumë shpejt projekti i Rilindjes Urbane të Shirokës do të vijojë edhe në vijën liqenore të qytetit.

Postimi i kryeministrit ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e tij, ku nuk përjashtohen as pyetjet se çfarë do të bëhet për hapjen e kufijve të Shqipërisë, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES😊
me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit🙏

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157755536636523