Ditën e djeshme janë dërguan në laboratorin e ISHP 20 mostra nga qyteti i Fierit.
Mësohet se vetëm një prej mostrave ka rezultuar pozitiv.
Sipas “Dosja.al” bëhet fjalë për një farmacist, kontakt i gruas shtatzën, e cila u konfirmuar e prekur pak ditë më parë.
Pacienti ka shfaqur dhimbje trupi, dhimbje koke, kollë, temperaturë dhe më pas tamponi konfirmoi se ishte pozitiv.
Farmacia ku ai punon ndodhet në lagjen “Liri Gero”, përballë një azili të moshuarish.
Kujtojmë këtu se vajza shtatzënë e cila infektoi farmacistin kishte takuar prindërit në Tiranë, pak ditë para se konfirmohej me COVID-19.
Më pas kur u kthye në Fiera jo infektoi vjehrrën dhe djalin e vogël.
Për momentin numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 842.
Që nga fillimi i epidemisë janë shëruar 605 pacientë, ndërsa kanë humbur jetën 31 të tjerë.
Në dy spitalet COVID janë shtruar 38 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive.