Ministri grek, Jorgos Katraugkalos në një intervistë radiofonike ka komentuar ndryshimet e bëra së fundmi në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama.
Ai është shprehur se ka patur një ftohje midis dy vendeve, ndërsa shton se është totalisht e riparueshme.
“Për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me politikën e brendshme të vendi fqinj, sipas vlerësimit tim, kemi pasur një ftohje të klimës, por që mendoj se është plotësisht e riparueshme.
Përpjekja jonë është pikërisht të risjellim nivelin e diskutimit, aty ku ishte, dhe të shkojmë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve”,- është shprehur ai.