Skip to content
Të Gjitha

Kontakte të emigrantit me COVID-19 në Përmet, del përgjigja për 25 të dyshuarit

· 1 min lexim

Ditën e djeshme në Përmet u regjistrua rasti i parë me koronavirus.

Bëhet fjalë për një emigrant të kthyer nga Greqia 5 ditë më parë.

Ai udhëtoi së bashku me 20 emigrantë të tjerë nga Kakavia deri në Gjirokastër.

Për momentin ai ndodhet në një hotel në Grykën e Këlcyrës.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, pasi virusi është kapur në fazat e para.

Nisur nga ky fakt, 25 persona, mes të cilëve 15 efektivë policie iu nënshtruan testeve.

Për fat të mirë të 25 kontaktet e emigrantit kanë rezultuar negativ.

Numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 678, nga të cilët 394 të shëruar dhe 27 viktima.