Skip to content
Të Gjitha

Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Kukës, mes tyre 5 efektivë policie

· 1 min lexim

Pas analizave të kryera ditën e djeshme, 5 efektivë policie në Kukës rezultojnë me COVID-19.

Të gjithë ata efektivët kanë pasur kontakte me kolegun e tyre të infektuar.

Tashmë pritet që të gjithë familjarët e efektivëve të policisë dhe kontatket e tyre t’i nënshtrohen testit.

Mësohet se përveç policëve, ka rezultuar pozitive edhe një familjare.

Me rastet e reja, numri i të prekurve nga COVID-19 në Kukës shkon në 18.

Ndërkohë në rang kombëtar numërohen 678 raste nga të cilët 394 të shëruar dhe 27 viktima.

Prej dy javësh numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të infektuarve aktiv.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në pavion.