Në Përmet është shënuar rasti i parë me COVID-19.
Sipas “Balkanweb”, bëhet fjalë për një emigrant të karantinuar në një nga hotelet e qytetit.
Emigranti është rreth 50 vjeç dhe ka ardhur 5 ditë më parë nga Greqia nëpërmjet pikës së Kakavijës.
Mësohet se 50-vjeçari është në fazat e para të infeksionit.
Aktualisht në qarkun e Gjirokastrës ndodhen mbi 100 persona të karantinuar nëpër hotele.
Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 678, në mesin e të cilëve 27 të vdekur dhe 394 të shëruar.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në pavion.