Skip to content
Uncategorized

Rastet e reja në Kurbin e Krujë punonjës të fasonerisë, preken edhe familjarët e tyre

· 1 min lexim

Ditën e sotme u shënuan 25 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 609 numrin e të prekurve në vendin tonë.

Rastet e reja u regjistruan 17 në Krujë dhe 8 në Kurbin.

Mësohet se të 25 këto persona janë punonjës të fasonerisë në Krujë dhe familjarë të tyre.

Ata po qëndrojnë të karantinuar në banesat e tyre, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Fasoneria në Krujë është kthyer në një vatër të nxehtë të COVID-19, ku mbi 30 punëtorë janë të prekur tashmë.

Infeksioni në fasoneri u përhap nga një grua nga Fushë Kruja, të cilës ia kishte transmetuar virusin djali i saj.

Pas shpërthimit të epidemisë, vihet në dyshim fakti nëse administratori i këtij biznesi ka marrë masa mbrojtëse për punonjësit.

Autoritetet shtetërore nuk kanë shpjeguar ende ndërkohë sesi ka ndodhur e gjithë kjo neglizhencë, që solli shtimin e një vatre të re.

Me rastet e sotme, numri i të prekurve në Krujë shkon në 40, ndërsa në Kurbin 27.