Turqia renditet tashmë si një nga vendet që po e menaxhon më së miri situatën e Covid-19, teksa deri tani vetëm Gjermania nuk ka zhgënjyer me përballimin e situatës.
Lexo edhe: Suksesi gjerman përballë pandemisë COVID-19
Vende të tilla si Koreja e Jugut dhe Kina që iu rikthyen jetës normale patën një valë të dytë të pandemisë kurse vende të tilla si Suedia dhe Singapori që nuk morën masa të rrepta përfunduan në një situatë të rënduar dhe numri i të prekurve u rrit ndjeshëm.
Lexo edhe:
- Në Korenë e Jugut të shëruarit rezultojnë sërish pozitivë
- Boomerang! Suedia e penduar që nuk mori masa kundër koronavirusit
- Ishte shembull për të gjithë në luftën kundër koronavirusit. Çfarë ndodhi në Singapor
Fundjavën e kaluar, qeveria turke zbatoi një shtetrrethim 48-orësh për 31 provinca, duke ndikuar në tre të katërtën e popullsisë së Turqisë dhe rezultati fillestar ishte katastrofik shkruan CNN.
Ky shtetrrethimi u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi – duke shkaktuar një panik blerjeje në disa zona, ndërsa njerëzit u kthyen në dyqane ushqimore dhe furra buke pa kujdes për masat e distancimit social.
Sakaq, rrjetet sociale ishte mbushur me “humor të zi” për koronavirusin: një burrë i kapur pasi kishte shkelur shtetrrethimin duke ikur nga skena dhe duke lënë makinën dhe gruan e tij pas; një njeri që përpiqet të shmanget masën e gjobitjes duke thënë se nuk flet turqisht, etj.
Pas kaosit, presidenti Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua qytetarëve duke argumentuar se Turqia është mjaft e fortë për të mbrojtur dhe siguruar qytetarët e saj, ndërsa i nxit të qëndrojë në shtëpi, teksa shpallui një tjetër shtetrrethim në fundjavë.
Gjatë javës, në vetëkarantinë të detyruar duhet të qëndrojnë persona nën moshën 20 vjeç dhe persona mbi 65 vjeç.
Të gjithë qytetarëve të tjerë u lejohet të dalin, megjithëse shumë biznese të vogla janë të mbyllura, por sektori i ndërtimit, së bashku me fabrikat vijojnë punën.
Disa ekspertë thonë se kufizimet e pjesshme si Turqia mund të jenë të suksesshme – për sa kohë që ata që janë të prekshëm vazhdojnë të mbrohen dhe ata që bëjnë sipërmarrje ndjekin masat e duhura.
Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca argumenton se shkalla e vdekshmërisë në Turqi – pak më shumë se 2% – është për shkak të aftësisë së madhe të kujdesit shëndetësor të vendit dhe një protokoll trajtimi që është i ndryshëm nga vendet e tjera.
Koca thotë se, ndryshe nga vendet e tjera, qasja e Turqisë për të luftuar Covid-19 është gjurmimi i kontakteve në vend të testimit të përgjithshëm ose testimit pas prezantimit klinik.
Ata gjithashtu kanë vonuar intubimin duke përdorur oksigjen me frekuencë të lartë për një periudhë më të gjatë kohore, që sipas tij, ka dhënë rezultate më të mira.
Turqia përdori ilaçin për malarinë, hidroksiklorurin, dhe favipiravir, një antiviral japonez, shumë më herët se vendet e tjera në fillimin e Covid-19, sipas Kocës.
Po ashtu, Turqia ka filluar përdorimin e plazmës nga pacientët që tashmë kanë kontraktuar sëmundjen tek ata që ende po luftojnë atë.
Qeveria thotë ende kanë mjaft kapacitete dhe nuk ka mungesë të shtretërve spitalorë, gjë e cila është ndihmuar nga fakti se shteti turkraportoi rastin e parë në mes të marsit dhe kishte kohë për t’u përgatitur.
Në përgjigje të Covid-19, vendi zhvilloi shpejt programe për prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse personale, madje i shpërndau edhe në vende të tjera, një ndër ta edhe vendi ynë.
Gjesti i solidaritetit dhe i vullnetit të mirë ka për qëllim gjithashtu të rindërtojë lidhjet e prishura të Turqisë me aleatët e saj të NATO-s.
Po ashtu, Turqia po ndihmom ata që qëndrojnë në shtëpi duke dërguar vullnetarë dhe policë derë më derë për t’u siguruar që kanë plotësuar nevojat kryesore.