Skip to content
Të Gjitha

Mbërrin në Rinas avioni i parë me riatdhesuar nga Turqia, 47 shqiptarët nisen drejt hoteleve në Durrës

· 1 min lexim

Pak momente më parë ka mbërritur në Rinas avioni i parë me 47 shqiptarë të riatdhesuar nga Turqia.

Avioni është nisur mëngjesin e sotëm nga Stambolli dhe ka mbërritur rreth orës 10:00 në Rinas.

Jashtë aeroportit ndodhen në gatishmëri dy autobusë, për të transportuar qytetarët drejt Durrësit, ku do të karantinohen për 14 ditë në hotele.

Secili prej tyre do të ketë dhomën e tij në hotel dhe do të kontrollohet përditë gjatë periudhës së karantinimit 14 ditor.

Ndërkohë më parë i janë bërë kontrollet në aeroport.

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama pak ditë më parë bëri me dije, se qeveria do të mundësojë pagesën prej 14 eurosh të fjetjes, ndërsa 7 euro për ushqimin, të riatdhesuarit duhet ta paguajnë vetë.