Bilanci nga Covid-19 vijon të thellohet dhe deri tani në rang botëror janë 2,107,450 të infektuar dhe 136,990 viktima.
Shumë pak dihet për të, që tashmë është përhapur kudo, madje ka ‘gjunjëzuar’ edhe kombet më të fuqishme në botë, ndërsa mjekët ende nuk kanë një ilaç në duart e tyre.
Deri tani bluzat e bardha kanë bërë kombinime medikamentesh, ose kanë përdorur antibiotikë, që kanë mundur ‘armikun’ në murtajat e mëparshme.
Duke iu referuar shkencëtarëve, vaksina e parë mund të jetë e disponueshme, pas afro një vit, teksa edhe Organizata Botërore e Shëndetit është dorëzuar, teksa kohët e fundit ka dhënë dy deklarata që kanë zbehur shpresat se virusi do largohet shpejt, duke thënë se askush se di sa do zgjasë dhe se ritmi i pandemisë së koronavirusit do të bjerë shumë herë më avash nga sa mund të mendojmë ne.
Edhe në vendin tonë, teksa të gjithë prisnim që situata në vendin tonë të përmirësohej, këtë të javë bilanci nga COVID-19 është thelluar, duke hedhur poshtë edhe pritshmëritë e mjekëve.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 518, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të reja, teksa disa minuta më parë ndërroi jetë edhe një 64-vjeçare nga Tiranaa, duke e çuar në 26 numrin e viktimave.
Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi në të gjithë Shqipërinë, me 241 raste infektimi, ndërkohë që çdo ditë zgjerohet harta.
Por, cilat janë 3 lagjet që konsiderohen si vatra të koronavirusit në Tiranë?
Sipas të dhënave nga terreni dhe grupi i gjurmimit të rasteve të reja, në Tiranë numrin më të madh të të infektuarve e ka zona e:
- Astirit,
- Freskut dhe
- Bulevardi i ri.
Sipas grupit të ekspertëve epidemiologë, zona e ‘Pallatit me shigjeta’, aty ku edhe u identifikua pacienti 0, është një nga zonat më problematike në kryeqytet shkruan Newsbomb.al.