Skip to content
Të Gjitha

Metoda kryesore që po lufton COVID-19, Rama publikon historinë: Ja si lindi karantina

· 2 min lexim

COVID-19, vijon që të ‘paralalizojë’, frikësojë dhe të ngrejë shumë pikëpyetje në mendjet e njerëzve.

Shumë pak dihet për të dhe mjekët nuk kanë ende një ilaç në duart e tyre, teksa thirrjet e vetme për njerëzimin janë: Izolohuni, kufizoni maksimalisht lëvizjet, respektoni distancimin social, kujdesuni për higjenën, vendosi maska dhe doreza nëse dilni nga banesat.

Në këto kushte karantina duket se u ka shpëtuar jetën njerëzve dhe aktualisht është e vetmja formë e sigurtë për të mos u infektuar.

Por, si lindi karantina?

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook  historikun se si ka lindur karanina, masa kryesore kundër COVID-19.

Kjo metodë është shpikur nga studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), i cili dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat.

Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë, që sot quhet karantinë.

“Ja si lindi karantina!
Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”.
Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë.
Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157633429616523/