Mirela Cami, drejtoresha e shërbimit epidemiologjik, disa ditë më parë rezultoi pozitive ndaj koronavirusit, duke u vetëkrantinuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Mirëpo, duket se Cami ditën e sotme ka thyer rregullat e karantinës, pasi ka marrë pjesë në një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke mos zbatuar rregullat e vendosura nga vetë ajo dhe kolegët e saj në Komitetin Teknik.
Sipas Dosja.al, Cami ka shkuar në qendrën Qendrën Shëndetësore të Dispancerisë, ku ka zhvilluar një takim pune me mjekët e qendrës.
Sipas informacioneve, thuhet se një nga mjekët i ka kujtuar Camit se ajo po thyen rregullat, pasi është e prekur nga një sëmundje infektive dhe duhet të izolohet në shtëpi.
Sipas protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, pacientët e prekur nga COVID-19 duhet të qëndrojnë të mbyllur në banesë, jo vetëm gjatë kohës kur janë të prekur, por edhe 14 ditë pasi shërohen.
Kujtojmë se deri tani disa nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve janë të prekur nga COVID-19.
Ndërkohë, qeveria po përgatit një ashpërsim të masave, teksak ryeministri Rama ka lajmëruar edhe dënimin me 15 vite burg nëse dikush që është i prekur me COVID-19 del nga banesa dhe provokon vdekjen e të tjerëve.