Ndërsa paketa ekonomike lidhur me situatën nga koronavirusi ka nisur tashmë të aplikohet, duket se një kategori e caktuar qytetarësh janë ende të paqartë nëse janë përfitues të saj, teksa qeveria ka lajmëruar zgjerimin e saj.
I ftuar në “Open”, kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për ekonominë e vendit pas daljes nga kriza, duke thënë se Shqipëria do të pësojë një goditje të fortë, por do ringrihet shumë shpejt pasi jemi të vegjël dhe e marrim veten më lehtë.
Më tej, kryeministri u shpreh se lufta me COVID-19 është loja e shahut, më e vështira që ai ka luajtur në politikë.
“Unë nuk bëj parashikime, por luaj shah. Ky është shahu më i vështirë i jetës sime politike, pasi është një kundështar që nuk e shoh. Nëse do vazhdojmë kështu, ne do ringrihemi më të fortë dhe më të mirë. Do kemi goditje të fortë, por do e kalojmë më lëhtë. E kam dhe nga eksperienca ime se jam 1 e 98 i gjatë, se kur bie një njeri i madh ngrihet më lehtë se një i vogël. Dhe ne jemi të vegjël e do ngrihemi më të fortë”, u shpreh Rama.
Më pas, kreu i qeverisë sqaroi se qeveria do ndihmojë biznesin e madh, kur ata nuk paguajnë dot punëtorët, por dritat do i paguajnë dhe nëse nuk kanë para të shesin jahtin ose vilën e tretë apo të katërt.
“E dimë që jeni në vështirësi, e dimë që nuk i paguani dot të gjithë punëtorët. Por nuk pranojmë që të mos paguani dritat. Ata punëtorët që i keni hequr nga puna do i ktheni në punë, ne për këtë do ndërhymë, për këtë do u ndihmojmë. Ata punëtorë nuk janë skllevërit tuaj, ata janë burimi i suksesit tuaj. Po jeni në vete kur thoni nuk paguani dritat. Shisni jahtin dhe paguani dritat. Shiteni vilën e tretë apo të katër dhe paguani dritat”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës, biznesi i madh nuk do ndihmohet siç ata kërkojnë pasi jeni me luftë dhe të gjithë do humbasin.
“Këta mendojnë se COVIDi është Sudja dhe ka ardhur me çanta me para. Këta pasanikët e Shqipërisë duhet të bëjnë pjesën e tyre, pasi kërkesat e tyre jo vetëm që nuk përmbushen dot, por dhe të pa moralshme. Sjellin kërkesë që të mos pagujanë dirtat. Po mirë më fal, po pensionistët nuk kanë ngritur zërin, kur invalidët janë paguesit më të mirë të dritave, kërkojnë këta që të mos paguajnë dritat. Kjo është luftë, kjo nuk është një kohë që ju të suleni në arkën e shtetit, dhe të dilni nga lufta me fitimin e munguar. Fatura e këtyre është të heqim buxhetin e pensioneve, dhe t’u themi pensionistëve që u mbrojtëm nga koronavirusi dhe tani do rrini pa bukë”, u shpreh Rama.