Lufta e Italisë kundër COVID-19 duket e paparashikueshme, sepse në momentin kur italianët ringjallin shpresat shifrat thellohen sërish.
Këtë të enjtje është regjistruar një numër më i lartë viktimash e të infektuarish se një ditë më parë, në periudhën kohore për 24 orë.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 610 viktima nga koronavirusi, ndryshe nga një ditë më parë që ky numër ishte 542, duke e çuar në 18, 279 numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën.
Ndërkohë, ka vijuar të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19, pasi janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 4,204 raste kundrejt 3,836 dje, duke e çuar në numrin total të tyre në 143, 626.
Në rang botëror janë regjistruar 1.5 milionë të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë humbur jetën 91,622 prej tyre.
Epiqendra e re e virusit është bërë Amerika, ku janë regjistruar 439,000 të infektuar dhe më shumë se 15 mijë të vdekur.
Po ashtu, edhe Spanja me Francën po kalojnë situate tragjike, ku shifrat janë alarmante, respektivisht 148,220 të prekur dhe 15, 000 viktima dhe 112, 950 të infektuar dhe 10, 869 të vdekur.
Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijëra raste, në Greqi, Serbi, Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 23 të vdekur.