Ministrat e financave të Eurozonës, dështuan për të gjetur një marrëveshje për të ndihmuar vendet e BE të goditura rëndë nga koronavirusi.
“Pas 16 orësh diskutime, shkuam afër por nuk e gjetëm ende zgjidhjen. Unë pezullova mbledhjen dhe do të vazhdojmë nesër sërish”, , tha shefi i Eurogrupit, Mario Centeno.
Pavarësisht përpjekjeve, ministrat e financave të BE e kishin të pamundur që të gjenin gjuhën e përbashkët, për rindërtimin e ekonomive të tyre pas koronavirusit.
Ekonomia e Europës është goditur rëndë nga koronavirusi, duke i detyruar shtetet që të vendosin masa të rrepta, të mbyllin bizneset dhe të pezullonin jetën normale.
Gjatë mbledhjes, Italia dhe Spanja këmbëngulën për fondin e solidaritet, paratë për të cilin do të gjeneroheshin nga tregjet europiane.
Fondi i quajtur ndryshe edhe “coronabond” u kundërshtua me forcë nga Gjermania dhe Hollanda, të cilët e shohin si një përpjekje të vendeve të jugut, për të përfituar nga stabiliteti financiar i veriut.
Berlini zyrtar dhe aleatët e tij, propozojnë që për të shpëtuar ekonomiktë europiane, të përdoret fondi i shpëtimit prej 443 miliardë eurosh, i Bankës Europiane, por nuk ishin i të njëjtit mendimi për coronabondin, duke zemëruar shumë Italinë.
Italia ndërkohë ka refuzuar fondin e shpëtimit, pasi ky program shoqërohet me kushte të forta ekonomike.