Skip to content
Të Gjitha

Konfirmohet me COVID-19 pronari i një restoranti në Elbasan: Mund të ketë infektuar edhe persona të tjerë

· 1 min lexim

Një tjetër person nga Elbasani është identifikuar si i infektuar nga COVID-19 këtë mbrëmje, duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura në këtë qytet.

Abc News bën me dije se bëhet fjalë për një 46-vjeçar, i cili është pronar i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit.

Mësohet se ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore ditën e sotme dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi, COVID 2, dhe pasi kreu skaner, iu nënshtrua tamponit, duke rezultuar pozitiv.

Sipas hetimeve të mjekëve, dyshohet se një pjesë e madhe e të infektuarve kanë qarkulluar në këtë restorant dhe në po të njëjtin ambjent është infektuar edhe kasapi që furnizonte me mish restorantin, i cili më pas ka infektuar edhe bashkëshoten e tij.

Ndërkohë mësohet se këtë të hënë janë marrë tamponët 12 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja.