Mbrëmjen e sotme, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ishte i ftuar në Open, ka folur për situatën me emigrantët e bllokuar në doganën e Kapshticës.
Majko tha se shqiptarët që janë në kufi do lejohen të hyjnë në vend, por vetëm për këtë rast, pasi për çdo person tjetër kufijtë janë të mbyllur.
Çfarë po ndodh në Kapshticë?
Zgjidhjet që vijnë nga qeveria janë të konsultuara nga mjekët. Shqipëria sot është në karantinë, sot qytetarët nuk shkojnë në mort. Ne jemi në një emergjencë. Duket sikur qeveria është në qejf dhe do të lëndojë qytetarët. Sot që flasim do ketë liberalizm në vazhdim. Për ata persona që kanë hall të rëndësishëm, do lejohen të futen në Shqipëri.
Por kur një shqiptar ka një hall?
Duhet të flasin me ambasadën dhe konsullatën dhe nëse ata japin leje do vijnë në kufi.
Prej disa ditësh dhjetëra shqiptarë kanë mbetur në kufirin greko-shqiptar dhe nuk lejohen të kalojnë pasi kufijtë janë mbyllur në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19.
Kryeministri Rama tha sot se ata që nuk janë rezidentë në Greqi do lejohen të kalojnë, por duhet të karantinohen për 14 ditë në hotel me shpenzimet e tyre.