Ndonëse ka të gjithë klasën politike në Kosovë, madje edhe SHBA, kundër kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të thënia e atyre që mendon.
Së fundmi, në një video-mesazh ai ka folur për situatën e COVID-19, duke garantuar se shteti është 24 orë në punë dhe kësbillon qytetarët të mbrojnë veten dhe njëri-tjetrin.
“Për shëndetësi dhe siguri e keni qeverinë në detyrë kudo e kurdo”, shton kryeministri.
Sakaq, në video shprehet se ka politikanë në Serbi e Kosovë që dëshirojnë konflikt në veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.
“Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konlifkte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se edhe ideja për gjendje të jashtëzakonshme është në funksion të kësaj ideje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë.
“Ruajeni gjakftohtësinë dhe mos bini në kurthin e atyre, të cilët për t’i zbrazur shampajnat e tyre kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime. Ato janë kurthi që do të bien vetë ata”, ka shtuar ai.
Më 25 mars ‘qeveria Kurti’, e cila u formua 3 muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ra pas 51 ditësh në pushtet, duke u bërë qeveria më jetëshkurtër.
Qeveria më ‘jetëshkurtër’/ Votohet mocioni i mosbesimit, bie qeveria e Albin Kurtit
Pas një seance maratonë, Kuvendi votoi me 82 vota pro, 32 kundër dhe 2 abstenime për rrëzimin e qeverisë, pasi LDK inicioi ‘mocionin e mosbesimit’ duke u përkrahur nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet, teksa të vetmit që votuan kundër ishte partia Vetëvendosja.
Shkak për “mocionin e mosbesimit” u bë shkarkimi i ministrit të Brendshëm Agim Veliu, pasi ai i doli kundër qeverisë dhe kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke përhapur panik.
Gjatë seancës maratonë, kreu i VV tha se Veliu kishte kohë që i dilte kundër qeverisë dhe provokonte me qëndrimet e tij, duke hedhur akuzat se çdo gjë ka qenë e mirëmenduar teksa vijoi me tej duke shtuar se LDK do të bëhet palë me Richard Grenell dhe presidentin Thaçi për të shkëmbyer territoret e Kosovës me Serbinë.