Një lajm i trishtë është raportuar së fundmi, pasi aktori i humorit Gëzim Kruja është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.
‘Mjeshtri i madh’ u nda nga jeta pas disa problemeve me shëndetit, teksa prej kohësh ai nuk fliste dot raporton News 24.
Gëzim Kruja, lindi në 4 dhjetor 1939 dhe jetën e tij ia dedikoj artit, duke u renditur si një nga figurat me të dashura të humorit.
Kruja ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor, si edhe ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme në 60 vite në skenë.
Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”, në vitin 2005 ka marr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.