Skip to content
Të Gjitha

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Në përditësimin e fundit të të dhënave Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus, mes të cilëve edhe një fëmijë, duke e çuar në 361 numrin e personave të prekur në vendin tonë.

Sakaq, ministria ka konfirmuar lajmin se pak pas mesnate është shënuar edhe viktima e 20 në vendin tonë, pasi një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 prill.

80-vjeçarja u izolua si e dyshuar me COVID-19 dhe ishte vendosur menjëherë në terapi intensive.

Krahasuar me ditën e djeshme, kur ishin 29 të prekur, sot është regjistruar një i infektuar më pak.

Mosha mesatare e personave të prekur është 50 vjeç, një moshë e re krahasuar me vendet e tjera të prekura nga COVID-19.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 persona dhe numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar deri tani është 104.

Në Spitalin Infektiv aktualisht janë 64 të shtruar, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa një është i intubuar.

Kurse në spitalin COVID 2, “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë  174 raste

– Durrës  36 raste

– Lushnje  5 raste

– Elbasan  10 raste

– Fier  25 raste

– Kavajë  8 raste

– Rrogozhinë  4 raste

– Korçë  16 raste

– Vlorë  5 raste

– Shkodër  38 raste

– Lezhë  14 raste

– Berat  1 rast

– Has  9 raste

– Krujë  5 raste

-Tropojë  4 raste

– Pukë  4 raste

– Mirditë  3 raste

Kujtojmë se kjo javë është cilësuar si java kur kurba do arrijë pikun dhe shifrat e larta të viktimave dhe të infektuarve, sipas autoriteteve shëndetësore, janë të pritshme.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/234840394561326/