Kriza ekonomike që mund të shkaktojë koronavirusi ka shkaktuar shqetësime të mëdha.
Së fundmi, “Revista Monitor.al” shkruan se Banka e Shqipërisë do të zhvillojë një ankand për shitjen e një obligacioni me vlerë 120 milionë euro, për llogari të qeverisë shqiptare.
Obligacioni është me afat maturimi 2-vjeçar dhe qeveria këtë herë po e merr borxhin në euro, duke tentuar ta sigurojë atë nga institucionet financiare, apo dhe indivdë e të tjerë.
Ky ankand pritet të mbahet të hënën, në datën 6 prill, me një kupon indikativ prej 1.8%, teksa bëhet me dije se është jashtë radhës dhe shuma e kërkuar përbën një rekord sa i përket obligacioneve në euro.
Hera e fundit që Banka e Shqipërisë emetoi një obligacion në euro është zhvilluar në 17 gusht të vitit 2017 dhe ishte për një shumë prej 45 milionë eurosh, me një kupon indikativ prej 0.7%.
Kujtojmë se Banka i Shqipërisë i publikon ankandet sipas nnë kalendar të caktuar, por ky i fundit nuk ishte planifikuar.
Sakaq, ndonëse qeveria ka bërë të ditur nevojat e saj për valutë, nuk ka specifikuar destinacionet se si do përdoret ky borxh, i cili po merret në një kohë të vështirë për shkak të politikave që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.